10 ditë më parë një foshnjeje të porsalindur personeli i Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, i ka prerë aksidentalisht një gisht.
Nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë e kanë konfirmuar rastin dhe kanë dalë me sqarim:
“Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, ku një motër medicinale aksidentalisht i ka prerë një pjesë të gishtit të madh foshnjës gjatë daljes, gjegjësisht lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku menjëherë është intervenuar” – njoftojmë nga Klinika.
Nga aty shtojnë se motra medicinale është suspenduar, i është dorëzuar Komisionit Disiplinor.
”Ajo është dënuar me masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrim të vendit të punës – informojnë nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë.