Tre të vrarë dhe tre të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë, është bilanci i tragjedisë së pasdites së sotme që ndodhi në fshatin Cellopek të Tetovës. Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për konflikt brenda familjes ku mes të plagosurve thuhet se është edhe një 60 vjecar, që mendohet se është autor i krimit të trefishtë.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe pritet që në vazhdim të jap më tepër informacione rreth tragjedisë së sotme.