Avokati i Popullit Naser Ziberi e vlerësoi vitin e kaluar si veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve. Avokati Ziberi e përmendi si shkelje të të drejtave të fëmijëve jetën e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe u vra mizorisht.
“Viti 2023 do ta cilësoj si të pafavorshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve, që fatkeqësisht i mori jetën vajzës së re Vanja Gjorçevskës në fundvit, por edhe të vështirë për fëmijët së pari dhe personave që vuajnë dënimin me burg në vend”, tha Naser Ziberi, avokat i Popullit.