Thaçi për përfshirjen VV-së në zgjedhje: Të mos i japim alibi implikimeve të Rusisë e Serbisë

Thaçi për përfshirjen VV-së në zgjedhje: Të mos i japim alibi implikimeve të Rusisë e Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke folur për pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të majit në Maqedoni të Veriut, ka thënë se nuk sheh asnjë gjë të keqe që një parti nga Kosova apo Shqipëria ta mbështet një parti politike në Maqedoni, por, sipas tij, jo kur e njëjta është në pushtet.

“Asgjë e re dhe asgjë e palejueshme, që një parti politike shqiptare në Kosovë apo në Shqipëri, të ketë mbështetje për një parti të caktuar. Por është shumë precedan i keq kur ajo parti është në pushtet, ajo parti është në qeveri, sidomos në Shqipëri, apo Kosovë”, ka thënë fillimisht Thaçi, transmeton “TV21”.

Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes në këtë drejtim, siç thotë ai, “të mos i japim pretekst apo albi implikimeve të Serbisë, Rusisë në organizimin politik të maqedonaseve, tek partitë maqedonase, nëpërmjet këtij implikimi që po mundohet ta bëjë dikush”.

“Vështirësitë që i ka Kosova nuk mendoj se ia japin komoditetin një ndërhyrje të këtillë. Prandaj nuk duhet t’u japim argumente të tjerëve, kundërshtarëve tanë që t’i legjitimojnë ndërhyrjet e Rusisë, dhe kjo nuk është një temë teorike, ndërhyrja e Rusisë në Ballkan, duke filluar prej Bosnjës, Veriut të Kosovës… është një konfrontim shumë i madh mes aleatëve tonë dhe elementëve dhe duarve të zgjatura të Serbisë”, shtoi.

Më të fundit Vendi