Ahmeti uron qytetarët kosovarë për liberalizimin e vizave

Ahmeti uron qytetarët kosovarë për liberalizimin e vizave

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ka uruar të gjithë shqiptarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, i cili ka hyrë dje në fuqi, dhe u mundëson qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE, konkretisht zonën Shengen.

“Kosova që dha gjithçka për liri, deri më tani ka qenë e izoluar. Me ndërrimin e vitit, u ndryshua edhe ky narrativ. Kosova nga sot gëzon liberalizimin e vizave!

Me gjithë atë, ata që luftuan më së shumti për këtë ditë, ende nuk po e gëzojnë lirinë, por po luftojnë përsëri për t’i treguar botës se sa e çiltër ka qenë UÇK-ja.

Urojmë gjithë shqiptarët e Kosovës për këtë të arritur.

Qoftë 2024, vit triumfues për liri-dashësit, vit i suksesit dhe vit ku Kosova do të dalë fitimtare në të gjitha sfidat.

#Kosova #paViza ” – ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lajme Vendi