Lideri i ASh-së Arben Taravari në një intervistë për Lokalno.mk, nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë e koaliconimit me VMR-DPMNE-në, por tha se kjo do të varet nga mbështetja e ndryshimeve kushtetuse, që aktualisht VMRO-ja nuk i përkrah. Por nëse i përkrah, Taravari la të nënkuptohet se ka hapësirë për koalicion. Nga ana tjetër lidhur me kryeministrin e parë shqiptar, Taravari tha se kjo ide do të nënkuptonte një hap të rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes dhe përfaqësimit etnik, por me këtë rast është thelbësore që çdo kandidat, pavarësisht prejardhjes etnike, të mishërojë vlerat e demokracisë, gjithëpërfshirjes dhe angazhimit për përparimin e të gjithë kombi.
“Aleanca për Shqiptarët do të fokusohet në vazhdimësi në reformat thelbësore kushtetuese, qëllimi parësor i të cilave është integrimi i shtetit në Bashkimin Evropian. Do të theksoj sërish se këto reforma janë më të rëndësishmet. Ne të gjithë duhet të largohemi prej andej. Pikërisht për këtë, gatishmëria jonë për të formuar një koalicion do të varet nga mbështetja e këtyre ndryshimeve kritike dhe nga një vizion i përbashkët për të ardhmen e vendit tonë në BE. Ne do të bashkëpunojmë vetëm nëse të gjithë i përmbahemi vazhdimisht prioriteteve të këtyre synimeve kombëtare”, tha Taravari.
I pyetur se si e vlerëson hyrjen në vend të Vetëvendosjes së kryeministrit Kurti dhe pjesëmarrjen e tyre, së bashku me opozitën e bashkuar shqiptare (LEN) në zgjedhjet e ardhshme, Taravari tha se kjo është dëshmi e natyrës dinamike të demokracisë sonë.
“Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, besoj në ruajtjen e një qëndrimi të ekuilibruar dhe pragmatik ndaj zhvillimeve politike. Pjesëmarrja e Vetëvendosjes në peizazhin politik të vendit tonë, veçanërisht në koalicion me LEN, është dëshmi e natyrës dinamike të demokracisë sonë. Përderisa kjo sjell perspektiva të reja në diskursin tonë politik, është thelbësore të vlerësohen këto zhvillime në kuptimin e ndikimit të tyre të mundshëm në harmoninë ndëretnike dhe unitetin kombëtar. Fokusi ynë mbetet në inkurajimin e një mjedisi për bashkëpunim ku të gjitha subjektet politike do të punojnë së bashku drejt qëllimit të përbashkët për avancimin e interesave të Maqedonisë së Veriut, si brenda vendit ashtu edhe në rrugën drejt integrimit në BE”, tha Taravari.