Ky vit i ri e ka gjetur Evropën, një pjesë të mirë të saj, nën pushtetin e të ftohtit, shirave e përmbytjeve, duke bërë që shkollat edhe atje ku duhej të kishin nisur, të qëndrojnë mbyllur.
Gati e gjithë Europa Perëndimore është përfshirë nga ky mot, jo ekstrem, por as tipik për këtë periudhë. Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike. Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit.
Me të njëjtin mot përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.