Gjatë vitit 2023 në rajonin e Tetovës janë regjistruar 856 aksidente trafiku, ndërsa jetën e ka humbur një person.
Sipas statistikave të Policisë së Tetovës për dallim nga vitet e mëparshme aksidentet me pasojë fatale janë ulur dukshëm.
Në vitin 2022, kishte më pak aksidente, përkatësisht 805 aksidente, por më shumë viktima. Nga aksidentet humbën jetën 8 persona, prej të cilëve 4 kanë qenë këmbësorë.
“Masat që i kemi ndërmarrë në periudhën e kaluar kanë dhënë rezultate të cilët tashmë shihen. Ndërkohë, faktor kryesor i aksidenteve është shpejtësia dhe pikërisht në këtë drejtim janë marrë më shumë masa gjatë vitit të kaluar. Në rrugët e hapura, kemi më pak aksidente me pasoja të rënda, megjithatë infrastruktura rrugore ndikon, por nuk është faktorë kyç për aksidentet e trafikut”, tha Zoran Talev, udhëheqës i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacion, Tetovë./ Alsat.mk