Me aktvendim të Gjykatës administrative nuk vihet në pikëpyetje ligjshmëria e vendimeve të sjellura nga Këshili gjyqësor si trup kolektiv, sepse anulohet vendimi për shkarkim të kryetares së tanishme Dameva, informojnë nga Këshili gjyqësor.
“Lidhur me deklaratat e djeshme në opinion me të cilat hapen dilema rreth anulimit të të gjitha akteve të sjella në periudhën e zgjedhjes së Sashko Georgievit për kryetar të Këshillit gjyqësor të RMV-së deri në momentin e ofrimit të dorëheqjes së tij, ndërkaq lidhur me aktvendimin e sjellur fuqiplotë të Gjykatës administrative, Këshilli gjyqësor ka nevojë të dalë me qëndrim se të gjitha aktet e sjellura në këtë periudhë janë me fuqi juridike”, thuhet në njoftimin e Këshillit gjyqësor.
Pas mbledhjes së 471-të të Këshillit gjyqësor, në të cilën ishte pranuar dorëheqja e Sashko Georgievit dhe ishte vendosur që Vesna Dameva të kthehet në funksison, nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” reaguan se “anulimi i vendimit për shkarkim, i bën anuluese edhe të gjitha veprat, të drejtat dhe obligimet e bazuara në aktin anulues, që mes te tjerash e përfshin edhe vendimin për zgjedhje të kryetarit të ri.
Këshilli gjyqësor në mbledhjen urgjente të 471-të e pranoi kërkesën për dorëheqje të kryetarit Sashko Georgiev, ndërkaq në pajtim me aktvendimin e Gjykatës administrative ta kthejë në funksion ish-kryetaren Vesna Dameva, e cila ishte shkarkuar në maj të vitit të kaluar.
Lidhur me pikën për veprim rreth aktvendimit nga Gjykata administrative me të cilën anulohet vendimi i Këshillit gjyqësor për shkarkim të ish-kryetares Vesna Dameva, Zendeli konstatoi se duke e pasur parasysh këtë aktvendim, mbetet në fuqi vendimi për zgjedhje të Vesna Damevës për kryetare.
Mbledhja pasoi pas takimit të punës të Këshillit në të cilin u shqyrtua aktvendimi i Gjykatës administrative me të cilin anulohet vendimi për shkarkim të Damevës.
Gjykata kushtetuese, gjithashtu, e publikoi aktvendimin në të cilin, mes tjerash është cekur se Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë kurfarë shkaqe arsyetuese për të cilat e ka shkarkuar nga funksioni ish-kryetaren Dameva, nuk i ka cekur dëshmitë mbi të cilat është konstatuar gjendja faktike, posaçërisht as faktet e konstatuara, të cilat në pajtim me gjendjen e konstatuar faktike udhëzojnë në sjelljen e Vendimit pët shkarkimin e saj.
Vesna Dameva u shkarkua nga funksioni i kryetares së Këshillit gjyqësor në maj të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi kërkoi të votohjet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo parashtroi padi në Gjykatën administrative. Ky shkarkim e çrregulloi kredibilitetin e Këshilit gjyqësor në të cilin pati disa reagime në opinion, ndërkaq i ishte dërguar edhe Misionit vlerësues nga BE-ja i cili përgatiti 40 rekomandime për përmirësim të funksionimit të Gjykatës.