Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej datës 09.01.2024 deri më 13.01.2024 (nga e marta deri të shtunën), SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup.
Regjimi i qarkullimit është për shkak të vizitës zyrtare të një delegacioni të kryesuar nga Abdullah Bin Muhammad AlSheikh, kryetar i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura.
Me regjimin e veçantë që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
Për këto arsye, MPB apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.