Nga Kuvendi njoftojnë se pas koordinimit të parë për vitin 2024, në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar do të ketë aktivitete për formimin e qeverisë teknike. Nga Kuvendi shtojnë se në kohën e Qeverisë teknike, respektivisht në 100 ditët e kësaj qeverie, nuk do të ketë pyetje deputetësh.
Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që ky i fundit do të marrë drejtimin e ekzekutivit.
Kuvendi gjithashtu do të duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të Xhaferit si deputet, pas çka do të vijojë verifikimi i mandatit për deputetin e ri nga Njësia e parë zgjedhore.