Sindikata e policisë kërkon rritje të pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari. Kryetari i Sindikatës, Orce Kocevski sot në deklaratë për media tha se paga e një polici në këtë moment është 16.332 denarë.
“Rritja e pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari i vitit 2024 të jetë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për çka vlerësojmë se MPB-ja është e aftë për rritjen e pagave nga buxheti i saj, respektivisht para për paga më të larta në këtë moment ka”, tha Kocevski.
Në pyetjen se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Sindikatës nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e tyre, Kocevski ka shfaqur shpresë se ministri i Punëve të Brendshme do ta kuptojë kërkesën dhe duke filluar nga ky muaj, do ta rrisë pagën minimum për 15 për qind, por nëse kjo nuk ndodh, nuk përjashtohet organizimi i protestës.
Në pyetjen e gazetarëve nëse është shkelur siguria e nëpunësve policorë, të cilët, siç u tha, druajnë në terren të përdorin shkopinj gome në vetmbrojtje, Kocevski tha se Kontrolli i brendshëm i MPB-së shpesh herë pabazë suspendon nëpunës policorë dhe me këtë humbet besimi tek ata. Zgjidhja për këtë problem, sipas Kocevskit, është riorganizimi i plotë i MPB-së dhe kthimi i profesionalizmit në polici.