Poliklinika e Sarajit, sot u vendos në funksion me 26 punonjës shëndetësor dhe do disponojë shërbime shëndetësore për kujdes shëndetësor parandalues dhe kujdes shëndetësor specialisto-konsultativ. Poliklinika është e pajisur me laborator biokimik, kabinet të diagnostikimit me rreze X, një kabinet ORL dhe një kabinet dermatovenerologjik. Investimi kap shifrën e 1,3 milion eurove.
Në hapjen e Poliklinikës përveç ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti morën pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Poliklinika e Sarajit do të jetë pjesë e Qendrës Shëndetësore të Shkupit dhe sipas kryeministrit të RMV-së, Dimitar Kovaçevski, do të nevojiten edhe 26 punësime shtesë.
Poliklinika e Sarajit do të shërbejë për rreth 45 mijë banorë nga vendbanimet e Bojanës, Matkës, Kopanicës, Çajlanit, Bukoviqit, Kondovës, Lubinit, Radushës, Shishevs, Svilarës së Poshtme dhe Svilaren së Sipërme , Gërçecit, Krushopekut, Laskarcës e të tjera.