Zv. drejtori i Drejtorisë së Doganave të RMV, Muharrem Hasani, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se të ardhurat doganore në vitin 2023 janë rritur.
“Të ardhurat doganore po rriten në çdo bazë!
Rritje 5% e të hyrave nga akciza
10.3% rritje në të hyrat doganore!
46.7% rritje në të hyrat nga taksat e automjeteve!”– njofton Hasani.
Ndryshe, gjatë vitit 2023 doganat kanë mbledhur 117.9 miliardë denarë, mjete të cilat do të dërgohen si buxhet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.