Pjesëtarët e policisë kanë rrethuar Spitalin e Tetovës.
Mediat lokale në këtë qytet raportojnë se dy persona janë plagosur nga një përleshje e armatosur, pak çaste më parë.
Nga pamjet e para të transmetuara LIVE nga oborri i spitalit, shihen policë të armatosur me automatikë që bëjne roje pranë hyrjes së këtij institucioni shëndetësor.
Megjithatë, detaje për personat e plagosur nuk jepen.
Poashtu nuk dihen as autorët e ngjarjes dhe as motivi.