Këshilli Penal ka pranuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Publike mbi masat e kujdesit ndaj Bekim Nezirit dhe tre personave të tjerë si të dyshuar për sulmin e 4 janarit në M-NAV. Sipas Gjykatës Penale, këshilli ka vlerësuar se masa e kujdesit ndaj Nezirit duhet përshkallëzuar dhe nga obligimi me paraqitje duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditëve.
Me kërkesë të organit të akuzës, ndaj Nezirit dhe 3 personave të tjerë në cilësinë e të dyshuarve u janë marrë edhe dokumentet e udhëtimit dhe u është caktuar ndalesa e të pasurit kontakt mes të dyshuarve në këtë vepër dhe personave të dëmtuar nga ky rast. Ndaj vendimit të këshillit penal, pala mbrojtëse ka afat ankese prej 24 orëve në Gjykatën e Apelit. /Alsat.mk