Shqipëri: 22 Nëntori shpallet festë zyrtare

Shqipëri: 22 Nëntori shpallet festë zyrtare

22 Nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare! Vendimi vjen pas propozimit që u krye në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Ministri i jashtëm, Igli Hasani, njoftoi se 22 Nëntori ka një simbolikë të veçantë dhe lidhet me momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

 

“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë”, u shpreh ai.

22 Nëntori 1908 shënon edhe vendosjen e Alfabetit Shqip me 36 shkronja, sipas parimit “një shkronjë – një fonemë”.

Ai mbështetet në alfabetin latin, me disa ndryshime në përshtatje të gjuhës shqipe dhe është miratuar në Kongresin e Manastirit, ku morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme.

Në nëntor të vitit 2023, në Samitin e Diasporës, Edi Rama propozoi që dita e Alfabetit të jetë një festë kombëtare.

Rajoni