Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, në intervistë për MIA-n, duke bërë një paralele midis asaj që ndodhi në Samitin e dhjetorit të BE-së, kur e ashtuquajtura “kafe e Orbanit” mundësoi vendimin për fillimin e bisedimeve për Ukrainën dhe Moldavinë dhe nëse kjo mënyrë e marrjes së vendimeve ishte e mundshme për Maqedoninë e Veriut, shprehet se zgjidhja për vendin është vënë në tryezë në korrik të vitit 2022, kur, siç tha ai, u hapën bisedimet e aderimit, e për të kaluar në hapin tjetër, është e nevojshme të zbatohen ndryshimet kushtetuese, që është një vendim sovran i vetë vendit.
Ai theksoi se ishte e rëndësishme të shihej vendimi për të filluar bisedimet e aderimit me Ukrainën dhe Moldavinë nga konteksti i luftës së pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe hapat e reformës që të dyja vendet kanë zbatuar, megjithëse, siç theksoi ai, ata kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë.
“Mendoj se disa komentues e interpretuan mjaft gabueshëm mënyrën në të cilën është marrë vendimi. Për të qenë të qartë, vendimi është marrë nga 27, me fjalë të tjera unanimisht nga të gjitha vendet anëtare dhe kjo nuk e ndryshoi thelbin. Fakti që vendimi u mor pa praninë e një vendi nuk ishte përpjekje mashtrimi që do të hiqte njëzëshmërinë e nevojshme e të gjitha vendeve anëtare. Kjo nuk është zgjidhje për një situatë ku një ose më shumë vende anëtare kanë mosmarrëveshje thelbësore. Njëzëshmëria është më e rëndësishme dhe në këtë rast ishte një vendim i 27”, shprehet Giri në intervistë për MIA-n.
Lidhur me mundësinë e ndryshimit të Kornizës së bisedimeve, tani duke ndjekur shembullin e një modeli të ri të vendimmarrjes, në lidhje me “kafenë e Orbanit, të cilën ia ofroi Sholci”, Giri është decid se BE-ja nuk mendon për rihapjen e dokumentit.
“Unë mendoj se BE-ja nuk mendon për rihapjen e Kornizës së bisedimeve. Kjo tashmë është rënë dakord dhe ne shikojmë përpara drejt shumë çështjeve të tjera që grumbullohen në agjendën. Duke përfshirë atë në të cilën shpresojmë thellë, vendi do të ecë me vendosmëri përpara në rrugën e tij evropiane”, shprehet Giri.
Duke marrë parasysh se ndryshimet kushtetuese mbetën në sfondin e zgjedhjeve të dyfishta të radhës në vend, e udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, me një qëndrim të vazhdueshëm se ai nuk i pranon ato nën diktatin bullgar, por pasi të vijë në pushtet, ai do të gjejë një zgjidhje tjetër, Giri me një mesazh se nëse partia është për BE-në dhe për bisedime, është e qartë se çfarë duhet të bëjë.
“Nëse partia është për BE-në dhe bisedimet aderuese, është e qartë se çfarë duhet bërë. Kemi një marrëveshje nga korriku i vitit 2022. Kemi bisedime të hapura aderuese. Procesi i skriningut ishte i suksesshëm dhe tani ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen në mënyrë që vendi pastaj të mund të ecë përpara dhe të merret me çështjet kryesore për të cilat folëm në fillim – sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit – duke u përqëndruar në gjërat që do të ndryshojnë jetën e njerëzve, shprehet Giri në intervistën për MIA-n.
Me euroambasadorin biseduam edhe për zhvillimet e fundit në M-NAV, luftën kundër korrupsionit, misionin vlerësues të BE-së për Këshillin gjyqësor, zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë dhe ato në BE, Planin e Rritjes për rritjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në vazhdim vijon intervista e plotë me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir, me video material:
Zotëri Gir, ju keni deklaruar tashmë qëndrimin tuaj për zhvillimet e fundit në M-NAV. Në të, ju deklaruat: “Ne presim që autoritetet shtetërore t’i hetojnë menjëherë pretendimet për nepotizëm gjatë emërimeve në këto shërbime. Ne gjithashtu presim që autoritetet shtetërore të hetojnë raportet e ndikimit të jashtëm të papërshtatshëm dhe dhunës ndaj stafit që punon në M-NAV. ” Javën e kaluar, ju realizuat takim me kryetarin e Sindikatës, Tasevski, ku shprehët shqetësimin dhe treguat se jeni duke ndjekur situatën. A keni njohuri për reagimin e Eurokontrol ndaj zhvillimeve në M-NAV?
– Nuk mbaj shënime se çfarë bën Eurokontrol-i, por le të kthehemi pak prapa. Padyshim që po ndjekim zhvillimet në këtë rast të veçantë, duke qenë se ka shkaktuar shqetësim të madh publik. Kolegët e mi u takuan me sindikatën, jo unë personalisht. Qëndrimi që kemi shprehur është në përputhje me atë që e kemi në raport me emërimet publike në kuptim të përgjithshëm, e që është se është e nevojshme që emërimet në institucionet publike të bazohen në merita, respektivisht kualifikime, përvojë dhe shkathtësi, jo në bazë të përkatësisë politike dhe lidhjeve personale. Po ashtu, kemi thënë se në këtë rast konkret, shteti ka detyrimin të ndjekë legjislacionin e BE-së, veçanërisht në raport me menaxhimin e shërbimit të navigacionit. Para së gjithash, shteti duhet të mundësojë nivel adekuat të pavarësisë së organit që menaxhon shërbimin e navigacionit dhe gjithashtu të sigurojë që emërimet në pozicione kyçe brenda vetë shërbimit të jenë në përputhje me rregulloret ligjore, dhe burimet njerëzore të menaxhohen në një mënyrë që respekton sigurinë mbi të gjitha, efikasitetin dhe rentabilitetin e institucionit. Natyrisht, ne kemi kërkuar hetim për dyshimet që lidhen me ndikimin e papërshtatshëm të jashtëm ose ndërhyrjen në ambiente, e autoritetet shtetërore të ndërmarrin veprime në varësi të rezultatit të këtyre hetimeve.
Po sikur një incident i tillë të ndodhte në kullën e kontrollit në një vend anëtar, cilat do të ishin pasojat?
– Për momentin po flasim për dyshime dhe kjo çështje po hetohet. Shqetësimi ynë, dhe e njëjta gjë është e përbashkët për të gjithë, është se siguria është e një rëndësie të lartë, ky institucion është pjesë e infrastrukturës kritike dhe ne presim të shohim standarde më të larta atje.
Në vitin 2024, ne hymë me presione të forcuara nga brenda, por edhe nga jashtë për t’u marrë me korrupsionin e lartë, lista e zgjeruar e zezë e SHBA-së, dhe raporti i KE-së këtu vuri në dukje se nuk kishte përparim, ndërsa i përmendi edhe ndryshimet e shpejta të Kodit penal, të cilat çuan në vjetërsinë e një numri rastesh të ish-PSP-së, sipas mendimit tuaj, ku dështoi sistemi?
– Mendoj se është mirë që kaq shumë theks i vihet korrupsionit në diskursin publik. Disa flasin për korrupsionin endemik, të tjerët flasin për një epidemi, të tjerët e përshkruajnë atë si kancer, por të gjithë flasim për të njëjtën gjë: se ka korrupsion në shoqëri, një përhapje e korrupsionit që është veçanërisht shqetësuese. Korrupsioni minon potencialin ekonomik të shtetit, minon inovacionin, është një nga ata faktorë që i bën njerëzit të largohen nga vendi dhe sigurisht është një burim pabarazie dhe padrejtësie. Prandaj është shumë shqetësuese që raporti i nëntorit i Komisionit Evropian thotë se nuk ka pasur përparim në luftën kundër korrupsionit. Pritshmëria jonë është që kjo të jetë një nga fushat kryesore ku autoritetet duhet të jenë aktive, lufta kundër korrupsionit. Ajo që na tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin ishin ndryshimet në Kodin Penal. Në atë kohë, ne ishim të shqetësuar se kjo do të çonte në më shumë mosndëshkim, kishte edhe keqpërdorim të flamurit evropian, por shqetësimi kryesor ishte se kjo mund të çonte në mundësi më të mëdha për mosndëshkim. Dhe ajo që shohim rast pas rasti me kalimin e kohës është rritja e mosndëshkimit, dhe tani kemi parë se ekziston një hendek në një pjesë të ligjit që duhet të mbyllet si prioritet. Raporti gjithashtu vë në dukje gjëra pozitive, të tilla si puna e mirë e bërë deri më tani nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe nga Enti Shtetëror i Revizionit. Anëtarët e rinj të KSHPK-së janë zgjedhur kohët e fundit dhe ne presim që ata të ruajnë të njëjtin standard të lartë si anëtarët e mëparshëm dhe të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe integritet. Sigurisht, këtë nuk mund ta bëjnë vetëm KSHPK-ja dhe ESHR-ja, por duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e udhëhequr nga autoritetet, duke përfshirë edhe Kuvendin. Mediat kanë rol kyç dhe unë mirëpres përpjekjet e gazetarëve hulumtues në vitet e fundit, si dhe rolin e informatorëve.
Por ne kemi dëshmuar se ka presione ndaj gazetarëve hulumtues përmes padive SLAP?
– Është shumë e rëndësishme që gazetarët investigativë të vazhdojnë punën e tyre dhe të zbulojnë rastet që lidhen me korrupsionin. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbështetur këto përpjekje në luftën kundër korrupsionit, por kjo duhet të jetë një qasje që përfshin të gjithë faktorët në shoqëri. Një nga aspektet në lidhje me korrupsionin për të cilin ne jemi veçanërisht të shqetësuar është mënyra në të cilën, për shumë vite, dhe jo nga një palë, ekziston një praktikë e emërimeve të bazuara në përkatësinë partiake në pozicione kyçe. Shpresoj se me afrimin e zgjedhjeve, palët do të shprehin angazhimin e tyre për t’i dhënë fund kësaj praktike të ndikimit në emërimet. Kjo praktikë ka një emër – kronizëm, nepotizëm, korrupsion.
Korrupsioni është një problem për Ballkanin Perëndimor, por asnjë vend nuk është imun ndaj këtij fenomeni dhe disa nga vendet anëtare përballen me korrupsion, për shembull në keqpërdorimin e fondeve evropiane. Si ballafaqohet BE-ja me korrupsionin?
– Keni absolutisht të drejtë, korrupsioni është pjesë e aktivitetit të njeriut dhe kjo është arsyeja pse të gjitha shtetet ballafaqohen me të. Ajo që është më e rëndësishme është që të ketë institucione që do të reagojnë shpejt për të parandaluar korrupsionin dhe do të jenë në gjendje të përballojnë vështirësitë dhe problemet. Korrupsioni ekziston, por më e rëndësishme është se si reagoni ndaj tij. Ne kemi parë ngjarjet në Parlamentin Evropian, dhe ajo që është shumë e rëndësishme, reagimin e Parlamentit. Pra, gjëja më e rëndësishme është se si reagoni ndaj korrupsionit. Duhet të vendosim mekanizma për të parandaluar përsëritjen e saj, për të mos pasur tolerancë ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet, që do të thotë edhe se njerëzit duhet të jenë intolerantë ndaj korrupsionit dhe të zëshëm kur shohin raste korrupsioni.
Në fund të dhjetorit, raporti nga misioni vlerësues i BE-së në Këshillin Gjyqësor arriti me 40 rekomandime, 17 prej të cilave janë menjëherë të zbatueshme. Sa do t’i çonin gjërat përpara këto rekomandime, duke qenë se raporti i fundit i KE-së nuk vuri në dukje ndonjë përparim në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit?
– Këshilli Gjyqësor luan rol të madh dhe në të vërtetë është kujdestar i pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të gjyqësorit. Pra, ju mund të imagjinoni reagimin e pranverës dhe vjeshtës së kaluar kur pamë Këshillin Gjyqësor të ndërmerrte veprime pa bazë ligjore me shkarkimin e ish-kryetarit të Këshillit Gjyqësor, dhe kjo tani konfirmohet nga Gjykata Administrative. Ne ishim vërtet të shqetësuar sepse pamë që Këshilli po dështonte në të gjitha bazat dhe prandaj sugjeruam që misioni i vlerësimit të vinte nga një grup gjykatësish, ekspertë të BE-së, të cilët e dinë se si duhet të funksionojë një këshill gjyqësor. Ata bënë një sërë rekomandimesh, gjithsej 40. Mendoj se kjo flet vetë, jo pesë apo dhjetë, por dyzet, gjë që tregon gamën e problemeve me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor. Gjykata Administrative vendosi që Vesna Damevska të kthehet përsëri në postin e Kryetarit të Këshillit Gjyqësor. Kjo është një mundësi që Këshilli Gjyqësor të pranojë rekomandimet dhe të ecë përpara. Në një skenar të ardhshëm paszgjedhor, qeveria e re, kushdo qoftë ajo, dhe parlamenti i ri duhet të jenë më rigorozë për të zbatuar rekomandimet e mbetura. Në këtë mënyrë, mund të kemi një Këshill Gjyqësor që me të vërtetë bën punën e tij dhe kundërshton ndikimet e jashtme.
A keni dhënë ndonjë kornizë kohore për zbatimin e rekomandimeve, 17 menjëherë sepse nuk kanë nevojë për ndryshime të ligjeve…
– Ajo që duhet të bëjë Këshilli Gjyqësor është të shikojë raportin dhe rekomandimet, të shohë se çfarë mund të zbatojë, duke qenë se ata kanë një përgjegjësi jo ndaj misionit të vlerësimit apo BE-së, por ndaj qytetarëve të rëndomtë që presin më mirë nga ajo që kanë parë deri më tani.
Nëse bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve të vitit të kaluar, ajo që ka trazuar publikun dhe ndoshta ka ngritur çështjen nëse mund të kishte qenë ndryshe dhe për ne është e ashtuquajtura kafe Orbán gjatë Samitit të BE-së në dhjetor. Ukraina dhe Moldavia morën një rekomandim për të filluar bisedimet me 26 vota në favor, ndërsa një votim kërcënues me 27 vota doli për kafe gjatë votimit, me rekomandimin e Sholcit. A kishte gjithashtu një mundësi që Maqedonia e Veriut të ofronte kafe apo askush thjesht nuk qëndronte pas vendit me aq vendosmëri sa Gjermania në këtë rast?
– Është i rëndësishëm vendimi për të filluar bisedimet e aderimit me Ukrainën dhe Moldavinë nga konteksti i luftës së pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe hapat e reformës që të dyja vendet kanë zbatuar, megjithëse, siç theksoi ai, ata kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë. Mendoj se disa komentues e interpretuan mjaft gabueshëm mënyrën në të cilën është marrë vendimi. Për të qenë të qartë, vendimi është marrë nga 27, me fjalë të tjera unanimisht nga të gjitha vendet anëtare dhe kjo nuk e ndryshoi thelbin. Fakti që vendimi u mor pa praninë e një vendi nuk ishte përpjekje mashtrimi që do të hiqte njëzëshmërinë e nevojshme e të gjitha vendeve anëtare. Kjo nuk është zgjidhje për një situatë ku një ose më shumë vende anëtare kanë mosmarrëveshje thelbësore. Njëzëshmëria është më e rëndësishme dhe në këtë rast ishte një vendim i 27. Zgjidhja e këtij problemi u shtrua në tryezë me marrëveshjen në korrik 2022, me të cilën Maqedonia e Veriut hapi bisedimet aderuese me BE-në, duke filluar dhe përfunduar procesin e skriningut. Tani, për të kaluar në hapin e radhës, në përputhje me marrëveshjen e korrikut të vitit 2022, është e nevojshme të zbatohen ndryshimet kushtetuese për qytetarët që identifikohen si bullgarë. Ky është një vendim sovran i vetë vendit, jo i vendeve anëtare të BE-së. Vendimi është në duart tuaja.
Megjithëse vazhdimisht lind pyetja nëse ekziston mundësia për të ndryshuar Kornizën e bisedimeve dhe për të thënë rregullisht “jo”, a është e mundur që, duke ndjekur shembullin e kafesë së Orbanit, vallë miratimi i Kornizës së bisedimeve për ne, kjo tashmë është bërë punë e kryer?
– Pyetja e parë e nënkuptuar është nëse mund të arrihet marrëveshje më e mirë. Kam ndjekur diskutimet që u zhvilluan nga vjeshta e vitit 2020 deri në marrëveshjen në korrik të vitit 2022. Ishte e vështirë dhe ato ishin intensive. Kompromiset u bënë nga të dyja palët. Asnjëra palë – as bullgare dhe as maqedonase – nuk ishte 100 për qind e kënaqur. Por të tilla janë kompromiset nga natyra. Megjithatë, ajo që u arrit, ishte të lejohej që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria t’ia linin këto çështje të kaluarës, të shikonin nga e ardhmja dhe të ecnin me vendosmëri përpara. A mendoj se një marrëveshje më e mirë është e negociueshme? Sinqerisht, nuk e shoh mundësinë e një gjëje të tillë. A është gati BE-ja të rihapë Kornizën e bisedimeve? “Mendoj se BE-ja nuk mendon për rihapjen e Kornizës së bisedimeve. Kjo tashmë është rënë dakord dhe ne shikojmë përpara drejt shumë çështjeve të tjera që grumbullohen në agjendën. Duke përfshirë atë në të cilën shpresojmë thellë, vendi do të ecë me vendosmëri përpara në rrugën e tij evropiane.
Opozita nuk mbështeti ndryshimet kushtetuese, proces ky që është hapur në Kuvend dhe që, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme, është ende i hapur. Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski ka thënë në mënyrë të përsëritur se sapo të vijë në pushtet, do të kërkojë zgjidhje tjetër. Çfarë zgjidhje tjetër mund të ketë për rastin e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian?
Nëse partia është për BE-në dhe bisedimet aderuese, është e qartë se çfarë duhet bërë. Kemi një marrëveshje nga korriku i vitit 2022. Kemi bisedime të hapura aderuese. Procesi i skriningut ishte i suksesshëm dhe tani ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen në mënyrë që vendi pastaj të mund të ecë përpara dhe të merret me çështjet kryesore për të cilat folëm në fillim – sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit – duke u përqëndruar në gjërat që do të ndryshojnë jetën e njerëzve.
Me zhvillimet e reja gjeopolitike, politika e zgjerimit është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë e të gjithë kontinentit. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka filluar negociatat dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është plotësisht i integruar, a mund të ketë shtyrja pasoja të sigurta, duke marrë parasysh se vendimet për Ukrainën dhe Moldavinë kanë një sfond sigurie?
– Jam plotësisht dakord që në vitet e fundit, veçanërisht që kur filloi lufta kundër Ukrainës, ne kemi parë që ne nuk e shohim zgjerimin vetëm si çështje prosperiteti, standardi jetësor dhe vlerash demokratike – edhe pse e gjithë kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme – por ne gjithashtu e shohim atë përmes prizmit të sigurisë dhe stabilitetit. Mora pjesë në një aktivitet me ministrin e Mbrojtjes dhe shënuam mbështetjen që BE i jep armatës së vendit në pajisje dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Ka fusha të tjera që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë ku ne bashkëpunojmë: kontrolli i kufijve, kundër-ekstremizmi, kërcënimet hibride, dezinformimi, kibernetika – ne bashkëpunojmë në të gjitha këto fusha. Meqë përfitimet e zgjerimit janë gjithashtu në fushën e sigurisë dhe stabilitetit dhe do të rriten vetëm me kalimin e kohës. Pra, ne shpresojmë thellësisht se do të intensifikojmë përpjekjet tona dhe derisa vendi lëviz drejt BE-së, ai jo vetëm që do të bëhet më i begatë, por edhe më i qëndrueshëm dhe më i sigurt. Jam i sigurt se mund të lëvizim në atë drejtim.
Sa realiste është data 2030 për të qenë viti i anëtarësimit në BE dhe sa mund të parashikohet tani e tutje, duke qenë se këtë vit BE po përballet me zgjedhje dhe procesin e ndryshimit të personelit, ka zgjedhje edhe në disa vende anëtare?
– Shumë zgjedhje do të mbahen këtë vit, duke përfshirë edhe në këtë vend. Duke filluar me këtë vend, ne presim dhe qytetarët presin që ky vend të mbajë përsëri zgjedhje në përputhje me standardet demokratike. Edhe ne presim që ato të zbatohen dhe realizohen në përputhje me standardet demokratike. Dhe shpresoj shumë që kandidatët dhe partitë e ndryshme të shfrytëzojnë rastin për t’u prezantuar qytetarëve programet e tyre, qëllimet e tyre, dhe ku duan ta çojnë vendin, në mënyrë që qytetarët të kenë zgjedhjen e duhur. Sa i përket vetë zgjedhjeve evropiane, nuk kam ndërmend të spekuloj, është puna e analistëve dhe anketuesve, por është e qartë se në fund të vitit të kaluar BE-ja tregoi një angazhim shumë të qartë dhe të fortë për procesin aderues jo vetëm të Ukrainës dhe Moldavisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor, dhe ky angazhim bazohet në idenë e reformave. Kjo është çështja kryesore, nëse ky vend përparon në reforma, ai do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe nuk është një gjë teorike dhe abstrakte, ne e dimë se çfarë duhet bërë. Sapo kaluam një vit në punën tepër intensive për të identifikuar saktësisht se çfarë duhet bërë në secilin sektor individual. Vendi ka zhvilluar edhe udhërrëfyes në zona të caktuara. Pra, hapat që duhen ndërmarrë janë shumë praktike dhe shumë të qarta. Ndërmerrni ato hapa, pastaj do të hyni në BE. Nuk ka devijim
Në fillim të nëntorit, Komisioni Evropian propozoi Planin e rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Njoftimet janë se mjetet e para nga Plani i Rritjes do t’u paguhen atyre në fillim të tremujorit të dytë të vitit 2024. Sa reale është kjo të ndodhë në prill, duke marrë parasysh procedurat në BE?
– Plani i rritjes paraqet një mundësi të madhe. Sepse ajo që po përpiqet të bëjë është të inkurajojë rritjen këtu dhe në pjesë të tjera të Ballkanit, sepse rritja deri më tani ka qenë e dobët dhe e zbehtë. Ne duam të shohim rritje shumë më të fortë, rritje ekonomike dhe përmirësim të standardeve jetësore që bën një ndryshim të vërtetë për njerëzit dhe në të njëjtën kohë e sjell vendin shumë më afër Bashkimit Evropian. Ajo që është radikale dhe e re në lidhje me këtë propozim, dhe disa nga idetë që erdhën nga ky vend dhe nga vetë rajoni, është që disa nga përfitimet e Tregut të vetëm evropian të vihen në dispozicion të vendit para se të anëtarësoheni, duke marrë parasysh se Tregu i vetëm është shtytësi i vërtetë i rritjes në vetë BE. Së bashku me investime të konsiderueshme nga ana e BE-së në formën e granteve dhe kredive, me një shumë maksimale të mundshme deri në gjashtë miliardë euro, ende po diskutohet me shtetet anëtare, bazuar në angazhimin e kësaj ane për të zbatuar reforma konkrete, në mënyrë që nëse keni qasje në ato pjesë të tregut ku mund të konkurroni në të njëjtin nivel, dhe gjithashtu të mos ngarkoni tregun ose të minoni standardet evropiane dhe angazhimin për integrim në rajon, duke hequr pengesat në të gjithë Ballkanin Perëndimor për tregtinë dhe aktivitetin ekonomik, në përputhje me standardet e BE-së. Duke marrë parasysh gjithë këtë, shpresojmë se do të jemi në gjendje të forcojmë ekonomitë në rajon dhe në këtë mënyrë të përshpejtojmë procesin e aderimit në BE.