Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik deri më 19 janar do të pranojë aplikime për projektet që kanë për qëllim krijimin e mundësive për zhvillimin e të rinjve për punë të gjelbra.
“Kjo sfidë synon të themeloj një Qendër trajnimi për vende të gjelbra pune (“Green Jobs Training Hub”), e konceptuar si një objekt qendror e dedikuar për ofrimin e trajnimeve gjithëpërfshirëse për zhvillimin e aftësive për të rinjtë në sektorë të ndryshëm që lidhen me punët e gjelbra, si Instalues i paneleve diellore, operator i hidrocentralit, specialist i bioenergjisë, teknik i automjeteve elektrike (AE) dhe ndër të tjera, Edukator për reduktimin e mbetjeve”, theksoi Fondi.
Vlerësohet që përmes Qendrës do të ofrohen mundësi unike për të zgjidhur problemet aktuale të papunësisë së të rinjve dhe zbutjen e sfidave mjedisore në Maqedoninë e Veriut. Projekti duhet të zgjat 12 muaj.
“Pajisja e të rinjve me aftësi për punë të gjelbra pritet të ndihmojë në tejkalimin e hendekut midis kërkesës për punëtorë me aftësi të gjelbra dhe disponueshmërisë së të rinjve të trajnuar siç duhet. Kjo qasje jo vetëm që pritet të gjenerojë mundësi të konsiderueshme punësimi për të rinjtë, por gjithashtu të kultivojë një gjeneratë vendimmarrësish të informuar”, njoftoi Fondi.
Buxheti i përgjithshëm i projektit është 60 mijë dollarë, ashtu që 40 mijë janë nga Fondi dhe 20 mijë nga USAID. Buxheti i projektit duhet të mbulon 90 % e projektit të përzgjedhur.
Afati për aplikim në këtë Thirrje është deri më 19 janar në ora 14:00.