Në vitin 2023 pronarët e automjeteve investuan 87 milionë euro në sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike (TPL). Në totalin e investimeve, kartoni i gjelbër merr pjesë me 21 milionë euro. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti, theksohet në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Nga atje theksojnë se AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE.
Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale). Numri total i automjeteve për të cilët pronarët kanë blerë polisat e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike në vitin 2023 është rritur me 5 për qind krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave paraprake të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS).