“Higjiena Komunale” – Shkup largoi 10.617 metra kub mbetje nga deponitë

“Higjiena Komunale” – Shkup largoi 10.617 metra kub mbetje nga deponitë

Gjatë vitit 2023, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup grumbulluan dhe transportuan gjithsej 159.196 ton mbetje komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesët urbane dhe rurale të qytetit, gjatë të cilave janë bërë gjithsej 26.139 turne. Gjatë vitit të kaluar NP Higjiena Komunale – Shkup ka hequr gjithsej 10.617 metra kub mbetje nga një numër i madh i deponive të egra të vendosura në tërë territorin e qytetit të Shkupit, njoftuan në mëngjes nga kjo ndërmarrje.

Në përputhje me Planin operativ për mirëmbajtje dhe pastërtinë publike në territorin e Qytetit të Shkupit, mbledhja dhe transportimi i mbetjeve komunale nga pothuajse 5000 kontejnerë mbitokësor, nëntokësor dhe gjysmë nëntokësor u realizua shtatë herë në javë, në tre ndërrime, ndërsa afërsisht 85.000 kosha të destinuara për hedhjen e mbetjeve komunale nga amvisërit individuale u zbrazën dy herë në javë, sipas planit paraprak të caktuar” theksojnë nga ndërmarrja.

Në njoftim shtohet se ekipet e ndërmarrjes vazhdimisht e kanë mirëmbajtur edhe higjienën e afro gjashtë milionë metrave katrorë të sipërfaqeve publike dhe të trafikut të cilat janë në kompetencat e Qytetit të Shkupit, përmes fshirjes dhe larjes së përditshme manuale dhe makinerike.

Në të gjitha bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit është kryer larja makinerike me autocisterna si dhe larja manuale, fshirja makinerike dhe manuale e sipërfaqeve publike më të frekuentuara – rruga “Maqedonia”, sheshi qendror “Maqedonia” dhe sheshet më të vogla “Filipi i Dytë”, “Nënë Tereza” dhe “Bogorodica”,”Ura e Gurit”, urat “Goce Dellçev” dhe “Sloboda”, urat për këmbësorë në territorin qendror të qytetit, si dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit“, informojnë nga ndërmarrja.

Nga NP Higjiena Komunale – Shkup theksojnë se kanë realizuar eko-ligjërata, aksione dhe punëtori në tridhjetë shkolla fillore dhe të mesme në të gjitha komunat e Shkupit, si dhe në pesëmbëdhjetë institucione parashkollore, me qëllim – ngritjen e vetëdijes së të rinjve për veprim të drejtë me mbeturinat.

Vendi