Deputetja e Partisë së Gjelbër në Zelandën e Re, Golriz Ghahraman ka dhënë dorëheqjen pasi është përballur me akuza për vjedhje dyqanesh.
BBC News raporton se policia ka dyshime se Ghahraman ka vjedhur 3 herë në 2 dyqane vjeshjesh, një në Auckland dhe tjetra në Wellington.
Ghahraman tha se stresi në lidhje me punën e saj e bëri atë të vepronte në mënyra që janë krejtësisht jashtë karakterit të saj.
“Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq. Nuk është një sjellje që mund ta shpjegoj sepse nuk është në asnjë mënyrë racionale dhe pas vlerësimit mjekësor e kuptoj që nuk jam mire. Profesionisti i shëndetit mendor thotë se sjellja ime e fundit është në përputhje me ngjarjet e fundit që shkaktojnë reagime ekstreme ndaj stresit dhe kanë të bëjnë me trauma të panjohura më parë”,tha ajo duke shtuar se nuk donte të justifikonte veten.
Dorëheqja e Ghahraman vjen pasi u shfaqën pamjet që tregonin se ajo merrte një çantë stilisti nga një butik në Auckland.