Një ish postier i Deutsche Post nga Papenburg, qarku Emsland, nuk dërgoi mijëra letra, por i mbajti në shtëpi. Siç raportoi Deutsche Post, policia u thirr më 2 janar për të verifikuar informacionin pas një raportimi anonim.
Postieri tani është nën hetim dhe mund të përballet me burgim deri në pesë vjet.
Sipas mediave gjermane, postieri nuk ka dorëzuar afro 30 mijë letra dhe revista në katër vjet. Deutsche Post dhe policia as nuk e konfirmuan as mohuan numrin.
Kompania dëshiron të rishikojë letrat dhe t’i ndjekë ato deri te marrësit me një letër shpjegimi. Nëse ato nuk mund të arrihen, letrat, siç thuhet, do t’u kthehen dërguesve.
Në anën tjetër, motivi i postierit për një akt të tillë nuk është i qartë.