Ekskluzive: Zaevi, Kovaçevski dhe Ahmeti takohen në Shkup!

Ekskluzive: Zaevi, Kovaçevski dhe Ahmeti takohen në Shkup!

Klan Maqedoni merr vesh ekskluzivisht, se ish Kryeministri Zoran Zaev, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti janë takuar sot në Shkup.

Klan Maqedoni merr vesh se Zaevi, Ahmeti dhe Kovaçevski kanë drekuar për 4 orë rresht dhe kanë diskutuar për “frontin europian” dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Klan Maqedoni merr vesh se dreka e punës ka përfunduar në atmosferë konstruktive dhe pozitive, por pa detaje rreth temave tjera të diskutuara.

Ndryshe, një takim i ngjashëm me drekë pune midis Ahmetit dhe Zaevit, para një viti, u mbajt edhe në Strumicë./KlanMacedonia

Lajme Vendi