Erdogan nuk vuri asnjë kusht për ekstradimin e Palevskit

Erdogan nuk vuri asnjë kusht për ekstradimin e Palevskit

Ndryshe nga sa thuhet në postimin që po shqyrtojmë, nuk ka asnjë kusht të vendosur nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për dorëzimin e anëtarëve të FETO-s në këmbim të ekstradimit të Ljupço Palevski Palço, i dyshuari kryesor për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Presidenti Stevo Pendarovski e mohoi këtë dhe tha se shumica e tyre nuk ndodhen në vend, por edhe se nuk është vënë asnjë kusht për ekstradimin e Palevskit. Maqedonia dhe Turqia kanë marrëveshje ndërkombëtare sipas të cilave bëhen ekstradimet, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Erdogan i kushtëzon këta budallenj me ekstradimin e Palevskit nëse dorëzojnë gylenistët! Gjithçka tjetër është gënjeshtër!

Njoftimi i referohet Ljupço Palevski Palços, i dyshuari kryesor për vrasjen e katërmbëdhjetë vjeçares Vanja Gjorçevska dhe shtatëdhjetë e katër vjeçarit Pançe Zhezhovski. Sipas deklaratave të organeve hetimore në vend, gjegjësisht sipas asaj që njoftoi MPB-ja, pas vrasjeve për të cilat dyshohet, Palevski ka shkuar në rrugën Serbi-Bullgari-Turqi, ku më pas është ndaluar nga policia turke dhe mbahet në paraburgim ekstradimi. Paraburgimi i tij me ekstradim nuk është aspak i kushtëzuar me dorëzimin e gylenistëve nga Maqedonia dhe nuk është një kërkesë e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, drejtuar autoriteteve maqedonase.

Përkundrazi, procedura e ekstradimit është përcaktuar saktësisht në dokumentet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ato zbatohen plotësisht pa përfshirë asnjë kusht, siç është ai i shkruar në postimin që po shqyrtojmë.

Presidenti Stevo Pendarovski në një deklaratë të fundit tha se ekstradimi do të ndodhë së shpejti dhe se nuk kontestohet nga pikëpamja e sigurisë dhe intelegjencës. Në fakt mohon atë që thuhej në postimin që po shqyrtojmë.

Pasditen e sotme morëm informacione se ekstradimi i tij nuk kontestohet nga pikëpamja e sigurisë dhe intelegjencës dhe praktikisht tani kanë mbetur vetëm detajet teknike të asaj që quhet asistencë juridike ndërkombëtare që po ndodh si proces mes dy ministrive të drejtësisë. Pra, nëse mund të parashikoj, sepse kjo nuk është e diskutueshme, ka pasur pyetje çka me disa anëtarë të FETO-s, ju e dini … nuk do të ketë kushtëzime. Nga ky këndvështrim, puna është e pastruar, e pastër dhe se tani mbetet vetëm të bien dakord për detajet e dorëzimit, të cilat janë të natyrës teknike. Pra, ai ekstradim mund të ndodhë shumë shpejt, tha Pendarovski më 9 janar 2024.

Paraprakisht, Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesë për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Ljupço Palevski Palços. Në njoftimin e Ministrisë nga 7 dhjetori, ata thanë se kërkesa përmes Ministrisë së Jashtme do të dorëzohet përmes rrugëve diplomatike tek autoritetet turke. Dy vendet kanë krijuar bashkëpunim për ekstradimin dhe kanë një marrëveshje të ndërsjellë për bashkëpunim juridik në çështjet civile dhe penale.

Që më 11 dhjetor 2023, presidenti Pendarovski u përgjigj nëse ka mundësi të ketë vonesë nga ana turke lidhur me kërkesat e Turqisë për dërgimin e anëtarëve të organizatës FETO nga Maqedonia e Veriut. Presidenti tha se në vitin 2019 ai personalisht ka marrë një kërkesë të tillë nga Erdogan si kusht që Turqia të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.

Presidentit Erdogan ia shpjegova situatën nga të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe faktin e padiskutueshëm që ne duam të bëhemi anëtare e Aleancës në të cilën ka vende të tjera mjaft të fuqishme që na bëjnë kërkesa krejtësisht të kundërta, që nëse ndodh disa nga keto kërkesa do të keni probleme të një lloji tjetër me ratifikime të tjera në të njëjtin proces. Erdogan më kuptoi në mënyrë të përkryer dhe të nesërmen koordinatori në parlamentin turk nga grupi i tij parlamentar mori një detyrë dhe brenda 24 orëve e ratifikuan atë marrëveshje, pa ndonjë kërkesë specifike për ata 15 persona. Edhe pse në atë kohë MPJ-ja jonë ka dhënë një përgjigje të prerë se një pjesë e konsiderueshme e atyre personave nuk janë në territorin tonë, ndërsa për të tjerët deri në 15 kanë kërkuar argumente shtesë se janë pjesëtarë të një aksioni terrorist, tha Pendarovski me 11 dhjetor 2023.

Presidenti shtoi se sipas informacioneve të inteligjencës që merr, shumica e të ashtuquajturve “gylenistë” nuk janë më në vend.

Deri tani nuk është ngritur në asnjë nivel, përndryshe nuk duhet të ndodh një rast si ky që të ngrihet ajo çështje. Autoritetet turke dinin ta ngrinin këtë çështje edhe në raste të tjera gjatë asaj periudhe. Deri më tani nuk kam marrë një kërkesë të tillë, tha Pendarovski.

Në Maqedoni, çështja e strukturave që konsiderohen të afërta me Fetullah Gylenin, klerikun që kundërshton presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, u hap tre vjet më parë, pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Vendi