Në orët e para të ditës së sotme në Tetovë, policia ka kapur dy persona duke vjedhur një motoçikletë .
Nga MPB thonë se motoçikleta i është kthyer pronarit, ndërsa paralajmërojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
“Sot (19.01.2024) në ora 02:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria M.S. (21) dhe një të mitur, të dy nga Tetova. Ata u kapën duke vjedhur një motoçikletë në oborrin e një shtëpie. Prona e marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.