A e bindi Rama-Taravarin për të ju bashkuar frontit evropian

A e bindi Rama-Taravarin për të ju bashkuar frontit evropian

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët Arben Taravari, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku shihet në një foto me kryeministrin e Shqipërise Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin duket që ka dhënë shenjat e para për drejtimin që do të merr partia e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në profilin e tij zyrtarë, Taravari ka shkruar mes tjerash, Drejt Evropës, që aludon në Frontin Evropian, por mbetet të qartësohet ditëve në vijim nëse Rama ka arritur ta bind që ti bashkohet koalicionit me BDI-në. Kujtojmë se jozyrtarisht, në opinion është folur edhe për ndërmjetësim të kryeministrit Kurti, që ASH ti bashkangjitet opozitës shqiptare.

Lajme Vendi