Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Shkup, ku diskutojnë për Planin për rritje të BE-së.
Në panelin e parë të takimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, kanë lëshuar batuta për ushqimin që është shërbyer në këtë ngjarje.
Kryeministri Edi Rama i tha Kovaçevskit se duhet ta pranojë se Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon.
Ndërsa Kovaçevski iu përgjigj duke thënë se kabineti i tij e ka kuptuar se në Ballkan më mirë është të shërbehet kuzhina maqedonase se ajo franceze.
Këto shaka në mes Ramës dhe Kovaçevskit janë mirëpritur nga të pranishmit e tjerë.
Ndryshe, në takimin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët në mes tyre, ndërsa shtetet e rajonit do të kenë mundësi të përfitojnë 6 miliardë euro.