Petrovska: Destabilizimi demokratik mund të sjell dëm më të madh edhe se ai ushtarak

Petrovska: Destabilizimi demokratik mund të sjell dëm më të madh edhe se ai ushtarak

Nëse nuk vazhdohet me përkrahjen për Ukrainën, në mënyra të ndryshme, siç e kemi bërë deri tani, e për çka janë të bashkuar edhe aleatët në NATO, kjo nuk do të sjell mirë as për Evropën, e jo më për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska mbrëmë në intervistë për “360 gradë” në RTM 1.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pozita të qarta – edhe lidhur me dënimin e agresionin e paarsyeshëm rus, edhe lidhur me përkrahjen politike dhe ushtarake të Ukrainës.

Ajo pajtohet me deklaratën e presidentit amerikan Xho Bajden, i cili para disa ditëve pyeti – nëse SHBA-ja largohet nga Ukraina, e Rusia mbijeton dhe e fiton Ukrainën, çka mendoni se do të ndodh me vendet ballkanike.

“Nuk do të thosha se mendon në kërcënim konvencional ushtarak, edhe pse në disa vende nuk përjashtoj edhe një gjë të tillë, posaçërisht te ato që nuk janë anëtare të NATO-s. Megjithatë, në çdo rast do të jetë destabilizim. Edhe në kuptimin politik, kur keni qeveri jostabile, kur keni procese demokratike të cilat ngecin, të cilat kanë zhvillime ndryshe – tërë kjo është destabilizim politik. Dhe ndonjëherë ndikimet e tilla, destabilizimi në kuptimin politik dhe demokratik, mund të zgjasin më gjatë dhe të shkaktojnë dëm më të madh”, thotë Petrovska mes tjerash në intervistë për “360 gradë”.

Vendi