Sot, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka bërë homazhe te varri i të ndjerit Arbën Xhaferi me rastin e përvjetorit të lindjes së tij.
Pas homazheve, Thaçi kishte edhe një prononcim për media, ku komentoi situatën politike dhe mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.
Ai shtoi se PDSH-ja me shumë gjasë do të garojë e vetme në këto zgjedhje dhe u shpreh i bindur që do të jetë forca e dytë politike në kampin shqiptar.
Ai më tej shtoi se BDI-ja mbetet favorit absolut për të fituar zgjedhjet, dhe se opozita e tanishme do të shkatërrohet nga rezultati i dobët që të pësojë në zgjedhje.