“Në këtë mënyrë po vendosim bashkëpunimin me shkëmbimin e të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike përmes Platformës Kombëtare për Ndërveprim, në përputhje me rregulloret në fushën e menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike. Sipas marrëveshjes, do të zbatohen standardet më të larta për sjelljen etike dhe ligjore dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e menjëhershëm të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të dëmshme të tij. Si palë kontraktuese, për nevojat e institucioneve tona, përmes platformës së Interoperabilitetit, mundësojmë bashkëpunim ndërinstitucional dhe qasje në shërbimin e regjistruar për “Përcaktimin e Numrit Kombëtar të Identifikimit”, theksoi Spasovski.
Ministri Spasovski theksoi se kjo marrëveshje paraqet një hap përpara në modernizimin e institucioneve dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Ai gjithashtu potencoi se përdorimi i teknologjisë do të sjellë një shërbim më efikas dhe më efektiv për qytetarët, duke reduktuar burokracinë dhe keqpërdorimet.
Nga ana tjetër, drejtori Sulejmani shprehu bindjen se kjo marrëveshje do të forcojë kapacitetet për shkëmbim të shpejtë dhe të saktë të informacionit, duke mundësuar një nivel më të lartë të transparencës dhe uljen e mundësive për keqpërdorime.
Zbatimi i marrëveshjes do të ndiqet me kujdes dhe do të përcaktohen udhëzime dhe afate përkatëse për të siguruar një implementim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.