Ali Ahmeti: Nesër ditë historike, zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Ali Ahmeti: Nesër ditë historike, zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ditën e nesërme e quajti historike, pasi që në këtë ditë zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni, Talat Xhaferi.

“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, tha ai.

“Jam mirënjohës që na besuat, u rreshtuat pas ëndrrës tonë dhe që ky besim i juaji, kjo mbështetje e juaja po shpërblehet nesër, edhe me një premtim të mbajtur, edhe me një punë të kryer, edhe me një ëndërr të realizuar”.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=400667422374197&t=0

Lajme Rajoni Vendi