Gjithçka është bërë gati për të filluar seanca historike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku pritet që Talat Xhaferi të zgjedhet kryeministër i vendit, shkruan Gramafoni.
Xhaferi do të jetë kryministër për 100 ditë, deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Ky model i funksionimit të Qeverisë teknike është miratuar në ligjin për qeveri që nga Marrëveshja e Përzhinos.
Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Opinioni dhe mediat e rajonit të gjitha janë prezent në Kuvend duke përcjellur këtë ngjarje historike.
Shumica qeveritare pritet që të mos ketë problem në sigurimin e votave për ta votuar Xhaferin si kryeministër, duke pasur në dispozicion 64 deputetë të shumicës aktuale.
Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e bojkotojnë seancën e sotme.