Analisti Faton Aliti deklaroi në Pressing në T7 se Talat Xhaferi është kryeministër me të gjitha atributet që i takojnë një kryeministri.
Ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut nuk njeh kryeministër teknik.
“Themi kryeministër teknik, por kjo është vetëm një formulim. Kushtetuta e Maqedonisë nuk njeh kryeministër teknik, Kushtetuta e Maqedonisë njeh kryeministër dhe z.Talat Xhaferi është kryeministër me të gjitha atributet që i takojnë si kryeministër. Përveçse kuptohet në bazë të kodit zgjedhor ato kufizimet, punësimet, prokurimet publike e të tilla”, tha Aliti në Pressing, transmeton Express.
“Nuk ka ndonjë ndryshim tjetër përveç kësaj, dhe kjo i bën mirë edhe Maqedonisë si shtet, sepse në pasqyrimin e shtetit në arenën ndërkombëtare, Maqedonia megjithatë po përfaqësohet si një shtet i cili ka një masë kritike politike, që me gjitha gjasat nuk është shumicë, por është e mjaftueshme që në momente kritike të di të ndërtojë partneritet…”, u shpreh ai.