BDI – Dega Tetovë: Komuna e Tetovës po shpenzon nga 800 euro në ditë vetëm për naftë

BDI – Dega Tetovë: Komuna e Tetovës po shpenzon nga 800 euro në ditë vetëm për naftë

Këshilltarët e BDI-së nga Dega e Tetovës, sot përmes një konference për shtyp kanë akuzuar komunën e Tetovës se po shpenzon nga 800 euro Brenda ditës vetëm për derivate të naftës.

Këto të dhëna u publikuan dje nga institute IDEA ku tregohet që komuna e Tetovës mban rekordin e shpenzimeve vjetore për udhëtime, në vlerë prej 211 mijë eurove.

 

Teksti integral nga konferenca:

“211 mijë euro, para të tetovarëve janë shpenzuar nga ana e udhëheqësve të Komunës së Tetovës për Udhëtime dhe Shpenzime ditore, gjatë vitit 2022. Ndryshe, kjo i bie se Bilall Kasami dhe kabineti i tij kanë shpenzuar nga 800 euro çdo ditë pune përgjatë një viti, vetëm për shpenzime ditore dhe udhëtime.

Këto nuk janë konstatime tonat, por janë statistika të publikuara nga instituti për analiza IDEA, me të dhëna zyrtare që janë publikuar nga Ministria e Financave.

Këto informata dëshmojnë mashtrimet dhe qëllimet e Bilall Kasamit, i cili Komunën e Tetovës e përdor për qëllime partiake dhe personale.

E pyesim publikisht kryetarin e Komunës së Tetovës se për çfarë i ka shpenzuar nga 800 në ditë, gjatë gjithë vitit 2022?

Sikur kjo të mos mjaftonte, muaj më parë, Komuna e Tetovës u shpall si një nga komunat me transparencë më të ulët në shtet, që jep indicie serioze për korrupsion dhe keqpërdorime si kjo.

Të nderuar qytetarë,

Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se fokusi i udhëheqësve të Komunës së Tetovës është vetëm pasurimi i njerëzve të afërt të Bilall Kasamit në kurriz të qytetarëve të Tetovës.”

Më të fundit Vendi