Kryeministri Talat Xhaferi sot është takuar me Ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Ky është takimi i tij i parë ndërkombëtar, pas marrjes së detyrës kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi ka thënë se ky takim është mesazh i qartë për përkushtimin ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës euro integruese.
“Takimi zyrtar i parë ndërkombëtar si Kryeministër me Ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Takimi është mesazh i qartë për përkushtimin tonë ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës sonë euro integruese nga Zyra e BE-së në Shkup”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.