BFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në të

BFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në të

Bashkësi Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për ngjarjet e sotme në Myftininë e Tetovës, të cilët akuzojnë Qani Nesimin për uzurpim të objekteve të Myftisë.

Nga BFI thonë se Nesimi është shkarkuar nga pozita Myftinisë për shkak se të moskoordinimin të aktiviteteve me BFI-në dhe se mbajtja e mbledhjeve të myftinisë nga myftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefshme , por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saja janë jo legjitime.

Nga BFI kërkojnë nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative.

Nga Myftinia e Tetovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook njoftojnë se sot zyrat e Myftynisë nuk do të punojnë se do bëhet pastrim gjeneral i objektit të saj.

S… – Bashkësia Fetare Islame e RMV – Исламска Верска Заедница на РСМ | Facebook

 

Lajme Vendi