Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska sot, duke iu prëgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se nuk është e njoftuar me spekulimet e paraqitura për emërim të sërishëm të Bojan Llazarevskit për u.d. drejtor të Agjencisë për film pasi që i përfundoi mandati. Siç tha, ka konkurs aktiv për drejtor të Agjencisë, dhe i inkurajoj të gjithë të interesuarit të paraqiten.
“Unë nuk e di çfarë është ai tentim për emërimin e tij të sërishëm. E di se ka konkurs aktiv për u.d. drejtor të Agjencisë për film dhe i inkurajoj të gjithë të interesuarit të paraqiten. Ai është vend i drejtorit i cili zgjedhet në nivel të Qeverisë. Të gjithë të interesuarit për atë vend mund lirisht të paraqiten. Komisioni do të vendosë për dokumentet, përkatësisht cili është kandidati më i mirë dhe do të zgjedhet drejtori”, deklaroi Kostadinovska Stojçevska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas nënshkrimit të Memorandumit me Asamblenë universitare pranë USHCM në Shkup.
Përndryshe, mandati i u.d. drejtorit të tanishëm skadon këto ditë dhe ka konkurs aktiv të shpallur nga ana e Qeverisë.

“Raporti nuk është për punën e drejtorit Bojan Llazarevski, por për punën e përgjithshme të Agjencisë për film sepse pati raporte të caktuara të cialt nuk ishin parashtruar. Ne si Ministri e Kulturës, e cila është kompetente të kryejë mbikëqyrje të punës së tyre u deklaruan dhe ajo hyri në procedurë qeveritare”, shtoi Kostadinovska Stojçevska.