BDI – Dega Tetovë: Komuna e Tetovës përsëri tenton rehatimin e militantëve partiak në kurriz të qytetarëve

BDI – Dega Tetovë: Komuna e Tetovës përsëri tenton rehatimin e militantëve partiak në kurriz të qytetarëve

Grupi i këshilltarëve nga radhët e BDI-së, dega Tetovë, me anë të një komunikate kanë reaguar në lidhje me seancën e djeshme në kuvendin e komunës së Tetovës ku nuk u votua Qendra Kulturore “Mehmet Pashë Deralla”.

Komunikata e plotë:

”Edhe njëherë, Bilall Kasami dhe administrata e tij tentuan ta keqpërdorin Komunën e Tetovës për rehatimin e militantëve partiak. Këtë e dëshmon më së miri tentimi për hapjen e Qendrës Kulturore “Mehmet Pash Deralla”, e cila për qëllim ka rehatimin e “Analsitit të vetëshpallur” Arsim Sinani. Këtë e bëjnë se ndoshta të njëjtit nuk i kanë mjaftuar 24 mijë denarë në muaj që i ka marrë rregullisht nga Komuna e Tetovës, para të taksapaguesve tetovarë, me të vetmin qëllim, që të del në debate televizive dhe ta mbrojë kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Të nderuar qytetarë,
Në asnjë moment, këshilltarët e Bashkimit Demorkatik për Integrim nuk janë kundër Qendrës kulturore, por ne jemi kundër keqpërdorimit të mjeteve të qytetarëve. Përmes kësaj Qendre kulturore, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, vendosi që ta shpërblej të besueshmin e tij, Arsim Sinanin, me një post të drejtorit dhe të ofroj disa vende të punës për militantët e tij që u premtoi shumë por nuk u dha asgjë.
Ne asnjëherë nuk e mbështesim krimin dhe dëmtimin e buxhetit të Tetovës. Mbështetjen kërkojeni te partnerët tuaj të koalicionit, te VMRO-DPMNE-ja, me të cilët e vendosët kryqin në Kodrën e Diellit, por të njëjtit ua kthyen shpinën dhe e lëshuan senacën e këshillit kur dëshiruat të rehatoni militantët tuaj në Komunë, në kurriz të qytetarëve të Tetovës.

Lajme Vendi