Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook ka publikuar foto nga takimi që ka realizuar me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari. Në takim sipas Kovaçevskit është biseduar për zbatimin e programit të Qeverisë dhe anëtarësimin e vendit në BE.
– Advertisements –
“Në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në selinë e LSDM-së, biseduam për zbatimin e programit të Qeverisë, dinamikën e punës në periudhën e ardhshme, si dhe për politikat që nënkuptojnë përmbushjen e synimi strategjik për anëtarësimi në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të ardhmen e vendit sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë përveç rrugës evropiane”, shkruan Kovaçevski.