Sot, në një konferencë për shtyp, Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka adresuar situatën e krijuar në partinë e tij pas deklaratave të Arben Taravarit, i cili propozoi që ASH të shkonte në zgjedhje në bashkëpunim me partitë opozitare.
“Këtu janë deputetët e ASH të cilat kurrë nuk dekoruan para çdo tenderë për dhe shantazh. Ky shantazh është bërë për të ndarë anëtaret e ASH. Prandaj ju them se ditën e e shtunë, Taravari do të vendoset para përgjegjësisë. I cili ka 2 muaj nuk i ka thirrur organet e kryesinë e ngushte, në të cilën çdo oferta dhe çdo vendim që bëhet brenda partisë politike individi, organi që ka të drejt të marr vendim është kryesia qendrorë, pas vendimit të kryesisë qendrore atëherë shkon vendimi në kuvendin qendror, kjo është arsyeja se pse un kam dashur të thërritët mbledhje e kryesisë qendrore” thotë Sela.
Në lidhje me komunikimin e tij të fundit, Sela informoi se ka bërë thirrje për mbledhjen e Kryesisë Qëndrore dhe ka pritur përgjigje pozitive. Ai gjithashtu shtoi se kryetarëve të partive për rrjete sociale nuk i nevojitet ASH, dhe për këtë arsye, ditën e shtunës do të thirret një mbledhje publike me ftesa, ku rendi i ditës do të jetë përgjithësisht për kryetarin e partisë.