Pas raportimit se para shtëpisë së kreut të ASH-së, Arben Taravarit, është gjetur një plumb, ekip të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, kanë dalë në vendngjarje. Nga SPB njoftojnë se plumbi është dërguar për ekspertizë.
“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB- Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer kqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit” – thonë nga SPB- Tetovë.