Noka në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Na kanë sjellë gocat për të na futur në telashe, turp

Noka në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Na kanë sjellë gocat për të na futur në telashe, turp

Para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.

Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë.

Në hyrje të sallës disa gra qëndronin tek dera, për mos t’i lejuar deputetët të futen brenda. Flamur Noka i kthehet atyre se është turp që mbështetin shtetin e hajdutëve që nuk ia rrit as rrogat.

Flamur Noka: Këtu është kthyer republika e Gardës. Po gocat pse i kanë sjellë tani, per te na futur ne telashe, në sherr?

Gazmend Bardhi: Se i dhunuan gratë dje.

Vokshi: Pasi na i thyen këmbët dje, tani i kanë nxjerrë gratë.

Flamur NokaTurp, pse shtet është ky? Shtet horrash, mbroni shtetin e horrave. Ju kanë lënë pa bukë, as rrogat nuk jua rritin dhe rrini luftoni për ta, shtetin e hajdutëve. Këta vjedhin. Jeni institucion shtetëror për t’i shërbyer ligjit dhe shtetit , jo bandës dhe horrave dhe hajdutëve. T’ju vijë trup.

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk nisi as këtë të martë, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda.

https://www.facebook.com/watch/?v=370600785730243

Lajme Vendi