Kryetari i Qeverisë teknike Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n deklaroi se ai nuk ka qenë pengesë për zgjedhjen e anëtarit të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), siç duan ta paraqesinë këtë partitë shqiptare në opozitë dhe i porositë ato që të bisedojnë me partitë që duhet të votojnë në Kuvend meqë është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Lidhur me Kodin zgjedhor me vërejtjet e OSBE/ODIHR-it, i cili ka ngecur në Kuvend, thotë se nëse nuk votohet para shpalljes së zgjedhjeve javën e ardhshme, Qeveria do të shqyrtojë draftin nga Ministria e Drejtësisë dhe pasi të kalojnë në seancë do ta dërgojë atë në dhomën ligjdhënëse, informon PRESSonline.al
“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të siguruar komunikimin e duhur me partitë politike që vendosin, që kanë një zë në Kuvend, duke marrë parasysh se zgjedhja është me shumicë prej dy të tretave dhe të pushojnë së debatuari për procedurën, por duhet të sigurojnë që Kryetari i Kuvendit të mund të ketë parakushte që pika të hyjë në rendin e ditës sa më shpejt të jetë e mundur, sa më shpejt të jetë e mundur deputetët të prononcohen për njërin nga propozimet në mënyrë që të mund të fitohet”, tha Xhaferi.
Në intervistë, ai nuk tha pse partitë parlamentare nuk mund të dakordohen për Kodin Zgjedhor, por theksoi se kishte marrë një pyetje edhe për Kodin Zgjedhor në takimin e djeshëm me ambasadorët e BE-së.
“E njëjta pyetje më është parashtruar sot edhe nga ambasadorët që ishin të pranishëm në mbledhjen e përbashkët dhe qëndrimi im është që deri në seancën e ardhshme, javën e ardhshme Qeveria duhet të presë, respektivisht para se të shpallen zgjedhjet, nëse nuk ka ndonjë propozim specifik për atë se çfarë është drafti, duke supozuar se është i harmonizuar, prandaj e kanë dërguar si draft që t’u shpërndahet deputetëve për ta lëshojnë në procedurë, atëherë Qeveria edhe një herë do ta shqyrtojë atë draft si material, do ta dërgojë në Kuvend në procedurë të duhur, dhe pastaj do të kryhen obligimet e Kuvendit për të miratuar Kodin zgjedhor”, tha Xhaferi, përcjell PRESSonline.al
Duke vlerësuar se ka minimalisht 70 ditë nga shpallja deri në zhvillimin e zgjedhjeve, ai vlerëson se është koha e mjaftueshme për të miratuar ligjin dhe për të vepruar në përputhje me dispozitat e ligjit.
“Në aspektin formal juridik dhe me distancën kohore, ka kohë të mjaftueshme që të mund të miratohet ligji. Pra, nuk do t’ia lëmë vetëm faktit se u mbetet deputetëve dhe të gjithë neve të thërrasim se duhet të veprojnë vetëm deputetët. Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim atje, ne do të veprojmë nga këtu dhe do të fillojmë atë punë. Pra, kjo është ajo që ne si Qeveri mund të bëjmë”, tha kryeministri Xhaferi.