Komisioni për Sëmundje Infektive ka kërkuar që të shpallet epidemi në Qytetin e Shkupit, pasi ka shqyrtuar gjendjen me kollën e keqe në vend ku janë regjistruar 14 raste. Kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovskit në konferencën për media u shpreh se edhe përkundër se epidemia tingëllon ashpër, qëllimi është që institucionet më lehtë të përballen me rrezikun që vjen nga kjo sëmundje.
“Numrat e fundit flasin se kemi 18 raste te konfirmuara të kollës së keqe, dhe ky numër është në rritje, posaçërisht në qytetin e Shkupit ku janë paraqitur 14 raste”, tha Petliçkovski, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse vendosën të shpallin epidemi për qytetin e Shkupit, sepse siç u shpreh, kjo duhet të ua e lehtësoj punën gjatë përballjes me rrezikun i cili vjen nga kolla e keqe.