Sot në Spitalin Klinik të Tetovës pranë repartit të Ortopedisë, me sukses është operuar pacientja me moshë 110 vjeçare. Operacioni është udhëhequr me anestezion spinal nga Spec. Dr. Avdi Ajredini, ortopedi Spec. Dr. Haris Karaxhenemi dhe Spec. Dr. Ertan Rustemi instrumentaret: Ermina Esatit, Rada Veljanovska dhe tekniku Besnik Kasami.
Pacientja u pranua dje si rast urgjent me çka pas ekzaminimeve Radiologjike u vërtetua se kishte thyerje të këlkut të djathtë (Fraktura subtrchanterica femoris). U realizua reponim i mbyllur dhe fiksim me shufër intramedulare. Operacioni zgjajti 1 orë. Pacientja është në gjendje stabile postoperative.
Mjekët për Nistorin thonë se sfida për ta ishte gjendja e pacientes e cila para lëndimit ka qenë e lëvizshme dhe vitale, ku me operacionin e kryer ndihmojmë qe ajo të kthehet sa me shpejt në gjendjen e mërparshme. Sipas tyre, ky është operacioni i parë në Pollog dhe më gjërë i një rasti të vështirë.