Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, me anë të një statusi ne Facebook ka uruar vendosjen e gur themelit e shkollës fillore ”Rilindja” në fshatin Sellcë.
Postimi i plotë i Ahmetit:
”Sot, bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, zv. Kryeministrin z. Artan Grubi, Ministrin z. Jeton Shaqiri, Nënkryetarin z. Bajram Rexhepi dhe shumë deputetë dhe bashkëpartiakë tjerë kishim nderin të përurojmë vendosjen e gurthemelit të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë.
Jam i lumtur që kemi realizuar këtë premtim shumë të rëndësishëm ndaj banorëve të këtij fshati.
Që nga viti i ardhshëm, fëmijët e fshatit Sellcë do të kenë mundësi të vijojnë mësimin në kushte moderne dhe bashkëkohore.
Falënderoj nga zemra banorët e fshatit Sellcë për mikëpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë për politikat tona”.