Ish prokurorja speciale publike, Katica Janeva, ka marrë leje nga Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve që të lirohet nga burgu i “Idrizovës” për të punuar në një kompani. Ajo prej një jave është duke punuar në zyrën avokatore të djalit të saj, Llazar Janev. Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur edhe në rrjetet sociale.
Para tri ditësh Janeva ka festuar ditëlindjen në një atmosferë shtëpie. Ajo ka postuar një foto në lidhje me këtë në rrjetet sociale.