Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi sot seancën për miratimin e dy ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administatës, pas shkarkimit të premten të ministrave të cilët udhëhiqnin këto dy sektorë.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar pasojnë përplasjet në mes zotit Sela dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pasi ky i fundit vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e caktuara për më 8 maj.
Kandidati për Ministër të Shëndetësisë, Ilir Demiri është mjek – infektolog që aktualisht kryen detyrën e drejtorit të spitalit në Tetovë. Ndërkaq, Naim Bajrami, inxhinier i Tekonologjisë Informatike do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.