Vendoset gurthemeli i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë

Vendoset gurthemeli i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë

Në fshatin Sellcë të Tetovës sot është vendosur gurthemeli i shkollës fillore “Rilindja”.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin: Kryeministri Xhaferi, ministri Shaqiri, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Ahmeti, zv.kryeministri Grubi dhe shumë deputetë e funksionarë tjerë.

Shkolla e fillore e fshatit Sellcë ka qënë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtij vendi shkaku që shkolla ekzistuese nuk i plotësonte standardet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kryeministri Xhaferi, në fjalën e tij të rastit tha që Qeveria është e përkushtuar në ndërtimin e shkollave me standarde evropiane dhe se tashmë për dy vite janë rikonstruuar dhe ndërtuar mbi 120 objekte shkollore dhe janë ndërtuar 43 salla sportive.

Edhe ministri i arsimit, Shaqiri u shpreh i lumtur për fillimin e punimeve në shkollën fillore të fshatit Sellcë, duke shtuar se edhe përskaj krizës financiare në të cilën gjendet shteti, nuk ka munguar vullneti i funksionarëve për të siguruar mjetet për ndërtimin e kësaj shkolle.

Më të fundit Vendi